Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i tha Radios Evropa e Lirë se “Qeveria do ta respektojë rezolutën e Kuvendit me të cilin kërkohet pezullimi i dialogut më Serbinë”.
“Qeveria dhe unë si kryenegociatore e respektojmë rezolutën e Kuvendit të Kosovë e miratuar dje. Që nga fillimi i dialogut me 2011, ne si qeveri kemi respektuar të gjitha rezolutat e Kuvendit dhe mbetemi të përkushtuar në këtë drejtim”, tha Tahiri, pa saktësuar se cilat mund të jenë “dëmet që Kosova mund të ketë me pezullimin e dialogut”.
Kujtojmë se dje, për herë të parë pushteti e opozita u bënë bashkë për të kërkuar pezullimin e bisedimeve Kosovë-Serbi. Por, kjo arriti të bëhej vetëm pasi të gjitha partitë politike u ulën një tavolinë për ta harmonizuar tekstin.
Në fund, me 78 vota për, deputetët e kanë votuar rezolutën 4 pikëshe të propozuar nga AAK-ja e të harmonizuar nga të gjitha grupet parlamentare.
Pika e dytë e rezolutës thotë se Kosova duhet të pezullojë dialogun me Beogradin deri në lirimin e plotë të Ramush Haradinajt, i cili po vazhdon të mbahet në Francë që nga 4 janari i këtij viti kur u arrestua nga një flearrest që Serbia e ka lëshuar përmes INTERPOL-it që në vitin 2004.
Bashkimi Evropian ka reaguar kundër rezolutës së Kuvendit, ku ndër të tjera kërkohet suspendimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinajt.
-
Pushteti do ridefinim të dialogut, opozita prioritet i sheh zgjedhjet
-
Kosova do që dialogu me Serbinë të futet në fazën finale
-
Opozita kërcënon me protestë nëse Qeveria s’respekton rezolutën që pezullon dialogun
-
Pozitë e opozitë votojnë për pezullim të dialogut deri në lirimin e Haradinajt, BE e zhgënjyer
-
Opozita nuk i beson Qeverisë për dialogun, insiston në rrëzimin e saj