Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adea Batusha, ka shprehur zhgënjimin e saj në lidhje me mënyrën se si Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje i ka trajtuar sot aktivistët e dënuar me 21 vjet burgim për sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Batusha është e dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dy vjet burgim si e dyshuar për bashkëpunim në grupin e atyre që kanë sulmuar Kuvendin verën e vitit 2016. Mbrojtja është ankuar në shkallën e dytë dhe rasti do të gjykohet në periudhën brenda 3 muajsh.
“Sot u bënë fiks një muaj prej se Atdheu, Frashëri e Egzoni qëndrojnë të burgosur në Dubravë nën akuzat skandaloze të montuara për terrorizëm. Këshilli u thirr me urgjence, ndonëse sipas meje, në situatën e krijuar, këto veprime nuk i kontribuojnë zgjidhjes”, ka shprehur qëndrimin Batusha.
LEXO EDHE:
Përfundon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, zgjedhjet për kryetar në fund të shkurtit
“Megjithatë, përveç pikave 4 dhe 5 që ishin Shpallja e Zgjedhjeve dhe Diskutimi i Koalicioneve Lokale, në pikën 6 parashihej të miratohej një: Deklaratë për neve, aktivistëve të dënuar me 21 vite burg dhe deputetët e arrestuar. Thënë të drejtën, kjo deklaratë do të ishte veprimi më i mirë i kësaj mbledhjeje të nxituar. Dhe do të më mbetej merak të mos merrja pjesë”, ka thënë më tej Batusha.
Edhe
Aktivistët e VV-së presin që Apeli t’i lirojë e Prokuroria do që dënimi për ta të rritet
Por nuk ndodhi ashtu, ka treguar ajo.
“Në komunikatën zyrtare të këtij Këshilli ne veçse u përshëndetëm. Përderisa për temat për pushtetin brenda Lëvizjes dhe pushtetin në Komunat ku fituam apo kemi koalicion u bë debat, për ne nuk pat kohë. Kjo pikë iu delegua një komisioni apo grupi punues sikurse të ishte duke u organizuar ndonjë event për fundvitit”, ka thënë Batusha.
-
Seanca e radhës ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes
-
Vetëvendosje thotë se Apeli duhet të rregullojë padrejtësinë ndaj katër aktivistëve të saj
-
Për të dënuarit për sulm ndaj Kuvendit, Apeli vendos seancën për 22 shkurt
-
Motori dhe telefoni, provat kryesore të gjykatës për dënimin e aktivistëve të VV-së