Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktivistët e VV-së presin që Apeli t’i lirojë e Prokuroria do që dënimi për ta të rritet

Pak më shumë se tre muaj pasi u dënuan nga Gjykata e Themelore e Prishtinës, aktivistët e Vetëvendosjes janë kthyer edhe një herë në Gjykatë.

Ankesat e tyre, por edhe të Prokurorisë, do të shqyrtohen nga paneli i Gjykatës së Apelit, derisa seanca u mbyll për kamera pas fillimit të referimit të rastit nga gjyqtari Fillim Skoro, raporton KTV.

Derisa Prokuroria ka kërkuar ashpërsim të dënimeve të shqiptuara nga Themelorja, avokatët mbrojtës kanë kërkuar që të mos mbetet në fuqi ai aktgjykim.

Atdhe Arifi, Adea Batusha e Egzon Haliti kanë mbështetur fjalën e mbrojtësve të tyre, ndërsa Frashër Krasniqi ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të ndikuara nga policia.

Provat e Prokurorisë asnjëherë nuk janë vërtetuar në seancat e zhvilluara në gjykatë dhe, për këtë, është kërkuar aktgjykim lirues ose rikthim të rastit në rigjykim.

Avokatët kanë kërkuar edhe heqjen e masës së paraburgimit për tre prej të akuzuarve.

Edhe Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj ish-aktivistëve të VV-së për sulmin ndaj Kuvendit Arbëri Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj ish-aktivistëve të VV-së për sulmin ndaj Kuvendit

Atdhe Arifi është i dënuar me 6 vjet burg, Egzon Haliti me 5 vjet e 5 muaj, Adea Batusha me 2 vjet e Frashër Krasniqi, me 8 vjet burg.

Në gushtin e vitit 2016, një predhë kishte goditur ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, duke shkaktuar dëme materiale, derisa në fund të atij viti ishin akuzuar 4 aktivistët për këtë rast.