Motoçikleta e djegur, telefoni dhe kartela e blerë, disa videoincizime, si dhe adresa elektronike, dalin të jenë provat kryesore mbi të cilat është mbështetur gjykata kur ka ardhur në përfundim se katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë fajtorë për sulmin e cilësuar si terrorist mbi objektin e Kuvendit të Kosovës.
Shkalla e parë, sipas aktgjykimit të siguruar nga “Koha Ditore”, është mbështetur në prova materiale dhe prova rrethanore. Njëkohësisht ka përshkruar provat shfajësuese dhe pretendimet e mbrojtjes së të akuzuarve, përmes së cilave aktakuza është cilësuar e pabazuar.
Një muaj më parë gjykata e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 8 vjetësh deputetin e VV-së, Frashër Krasniqi, kurse aktivistin Atdhe Arifi me 6 vjet burgim. Me burgim është dënuar edhe aktivisti tjetër, Egzon Latifi, në kohëzgjatje prej 5 vjet e 6 muaj burgim. Ndërkaq aktivistja Adea Batusha është dënuar me 2 vjet burgim. Të katërtit, sipas gjykatës, janë fajtorë për sulmin me raketahedhës, i cili ka ndodhur vitin e kaluar në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Ditën kur është kumtuar dënimi Gjykata nuk ka treguar se në çfarë provash është mbështetur kur ka ardhur deri te ky përfundim. Atë ditë, në arsyetimin e gjykatës, të cilin e ka lexuar kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, është thënë se sulmi është kryer në bashkëkryerje, “me qëllim të shkaktimit të ndjenjës së pasigurisë te qytetarët e Kosovës”... (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Krejt çka ndodhi sot rreth shpalljes fajtorë të katër aktivistëve të VV-së
-
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj ish-aktivistëve të VV-së për sulmin ndaj Kuvendit
-
Aktivistët e VV-së presin që Apeli t’i lirojë e Prokuroria do që dënimi për ta të rritet
-
Seanca e radhës ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes
-
Batusha: Mbledhja e nxituar e Këshillit të VV-së s’pati kohë të diskutojë për aktivistët e dënuar