Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit ka vendosur që seanca ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të dënuar për sulm ndaj Kuvendit, të mbahet më 22 shkurt.
“Më 22 shkurt, Gjykata e Apelit paska vendosur seancën për aktivistët tanë të cilëve iu montua rasti i sulmit në Kuvend, padrejtësisht, pa asnjë provë dhe u dënuan me mbi 21 vite burgim vetëm në bazë të indicieve, paragjykimeve e interpretimeve të Beqir Kalludrës”, ka thënë Haxhiu.
Ajo theksoi se aktivistët Egzoni, Frashëri, Adea dhe Atdheu “janë të pafajshëm” dhe se “Gjykata e Apelit duhet ta zhbëjë atë aktgjykim skandaloz, joprofesional, politik e të padrejtë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Batusha: Mbledhja e nxituar e Këshillit të VV-së s’pati kohë të diskutojë për aktivistët e dënuar
-
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj ish-aktivistëve të VV-së për sulmin ndaj Kuvendit
-
Haxhiu: Aktivistët e Vetëvendosjes akuzohen pa asnjë fakt, Prokuroria të tërhiqet
-
Rasti i sulmit ndaj Kuvendit – refuzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit Kalludra
-
Nis rigjykimi ndaj Krasniqit, Batushës, Halitit e Arifit për sulmin në Kuvend