Arbëri

Basha flet me Prattipatin për zhvillimet politike në vend dhe pagat e RTK-së

Dimal Basha - Anu Prattipati

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, është ka diskutuar të mërkurën me të ngarkuarën me punë të ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për aktualitetin politik e edhe problemin me pagat të punëtorëve të radiotelevizionit publik. 

Në njoftimin e lëshuar nga Basha në Facebook, thuhet se me Prattipatin kanë diskutuar edhe për zgjedhjet që pritet të mbahen muajin e ardhshëm.

“Me znj. Prattipati diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe aktualitetin politik. Shpreha keqardhjen që nuk u votuan disa prej çështjeve të rëndësishme në Kuvend, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare, buxhetet e komunave, ligjin e buxhetit, si dhe raportin e RTK-së që do të mundësonte zgjidhjen e çështjes së pagave për punëtorët. Një pjesë e bisedës u përqendrua te procesi zgjedhor në vend, rëndësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe respekti mes subjekteve politike. Kosova është dëshmuar se organizon procese zgjedhore të rregullta, ndërsa qytetarët tanë kanë treguar vazhdimisht kulturë të lartë demokratike”, ka shkruar ai.