E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar të hënën veriun dhe është takuar me kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe përfaqësues të tjerë.
Sipas njoftimit të ambasadës, gjatë kësaj vizite është diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend.
“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, vizitoi sot veriun e Kosovës, ku u takua me kryetarë komunash serbë të Kosovës dhe këshilltarë opozitarë për të diskutuar situatën aktuale politike dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet e tyre”, thuhet në njoftim.
Ambasada e SHBA-së tha bëri të ditur se gjatë vizitës, Prattipati diskutoi edhe për zhvillimin lokal dhe mundësitë e bashkëpunimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend
-
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore: Presim qeverisje transparente
-
Prattipati: Kosova shteti më proamerikan në botë
-
Haxhiu takon Prattipatin, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike në vend
-
Osmani në takim me Prattipatin: Theksova rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë