Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë thirrje që therja e kurbaneve për festën e Kurban Bajramit, të bëhet vetëm në thertore të licencuar.
Në thirrjen e AUV-it thuhet se therja jashtë 50 objekteve të aprovuara për therjen e kafshëve përbën shkelje ligjore.
“Ju apelojmë që therjen e kurbaneve ta bëni vetëm në thertoret e licencuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Therja jashtë këtyre objekteve, përveçse se përben shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Tani qe po mbretërojnë temperatura të larta, rrisin rrezikun e kontaminimit të produkteve që i ekspozohen të nxehtit. Objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje kontrolli, ku secila kafshë i nënshtrohet inspektimit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ato posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike”, thuhet në thirrjen e AUV-it.
“Në transport të përdorin mjete adekuate duke respektuar kushtet për mirëqenie të kafshëve. Tregtimet të bëhen në tregjet e autorizuara ose blerjet direkte nga ferma, tregtimet në hapësira tjera do të pengohen dhe ndëshkohen. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve. Duhet secili ta ndjejmë si obligim që mos të krijojmë imazhe të prerjes-therjes së kafshëve në hapësira publike, në mënyrë jo humane dhe në kushte jo higjienike”, thuhet tutje në thirrje.
-
Kurbanet theren jashtë thertoreve
-
AUV: Mos therni kurban jashtë thertoreve
-
Temperaturat e larta, AUV-i bën thirrje të zbatohen me përpikëri rregullat e sigurisë ushqimore
-
Mbi 380 mijë euro u dëmtua buxheti i AUV-it nga therja ilegale e kafshëve
-
Konfirmohen disa raste me linë e deleve dhe dhive, AUV-ja u bën thirrje fermerëve për kujdes