Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurbanet theren jashtë thertoreve

Therja e kurbaneve jashtë thertoreve të licencuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV është bërë, përkundër që kjo është e ndaluar.

Ekipi i KOHËS ka qëndruar në një lokacion në “Kodrën e Trimave”, ku ka parë qytetarë që kanë marr mishin e kurbaneve në qese.

AUV-i dy ditë më parë ka bërë thirrje që kurbanet të mos theren jashtë thertoreve.

“Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve. Therja e kafshëve në hapësirat publike dhe çdo vend tjetër qe nuk është i destinuar për këtë aktivitet është i ndaluar me ligje dhe ndaj secilit qe shkelë ligjin janë të papara masat ndëshkimore. Inspektoratet e nivelit qendror dhe atij lokal, së bashku me Policinë do të mbikëqyrin respektimin e urdhëresave. Si shoqëri, kemi për obligim të mos krijojmë imazhe të prerjes-therjes së kafshëve në hapësira publike në mënyrë jo humane dhe në kushte jo higjienike”, thuhej në njoftimin e AUV-it.

Image
Artikuj të ngjashëm