Në prag të festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje që kurbanët të mos theren jashtë thertoreve të licencuara nga kjo agjenci dhe janë nën mbikëqyrje të kontrolleve zyrtare të inspektorëve veterinarë.
Në njoftimin e AUV-it thuhet se therja e kafshëve në hapësira publike dhe çdo vend tjetër që nuk është i destinuar për këtë aktivitet ndalohet me ligj dhe parashihen edhe masa ndëshkimore.
“Inspektoratet e nivelit qendror dhe atij lokal, së bashku me Policinë do të mbikëqyrin respektimin e urdhëresave”, thuhet më tej në njoftim.
AUV-i ka shtuar se kafshët që theren për konsum mbi të gjitha duhet të jenë të kontrolluara.
Artikuj të ngjashëm
-
AUV-i bën thirrje që kurbanet të theren vetëm në thertore të licencuara
-
Kurbanet theren jashtë thertoreve
-
Temperaturat e larta, AUV-i bën thirrje të zbatohen me përpikëri rregullat e sigurisë ushqimore
-
Mbi 380 mijë euro u dëmtua buxheti i AUV-it nga therja ilegale e kafshëve
-
Inspektorati në Prishtinë ndalon shitjen dhe therjen e kafshëve në rrugë