Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës ka ndaluar dhe ka larguar shitësit e kafshëve dhe shpezëve si dhe therjen e tyre në rrugë dhe në hapësira tjera publike jo të përshtatshme.
Sipas njoftimit të Drejtorisë, “duke vlerësuar lartë respektimin e një riti fetar në prag të festës së Kurban Bajramit nga na e qytetarëve tonë, për shkak edhe të traditës sonë të shpërndarjes së mishit tek miqtë dhe familjarët, kemi kërkuar që therja të bëhet në lokacione dhe hapësira më të përshtatshme, mundësisht në thertore të licencuara”.
Ambienti në të cilën bëheshin therjet, bashkë me temperaturat e larta, sipas Drejtorisë së Inspektoratit, përbënin rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve që ushqehen, por edhe për ata që iu shpërndahet.
“Vlen të theksohet se Inspektorati i kyeqytetit këtë aksion që do të vazhdojë edhe nesër, e ka zhvilluar i vetëm pa mbështetjen e inspektorateve tjera përgjegjëse në vendin tonë”, thuhet në njoftim.
-
Komuna e Prishtinës cakton lokacionin për shitjen e kafshëve për Bajram
-
Aksion në pazarin e kerreve, 15 gjoba për shitësit e pulave dhe kafshëve
-
Gjobiten 15 shitës ilegalë në tregun e veturave në Prishtinë
-
AUV: Mos therni kurban jashtë thertoreve
-
Inspektorati dhe Policia me aksion në afërsi të Tregut të veturave