Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial kanë finalizuar strategjinë e rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë.
Për këtë erdhi edhe reagimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë.
Në reagim thuhet se kjo është e rëndësishme për forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë.
“Sot Ministria e Drejtësisë shpalosi strategjinë dhe planin e veprimit për Rishikimin Funksional, një moment historik i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë”, thuhet në deklaratën nga ambasada.
Megjithëkëtë theksohet se ky nuk është fundi i këtij procesi për çka nga ambasada thonë se do të nxisin qeverinë e re që të miratojë dokumentet përfundimtare dhe të zbatojnë të gjitha rekomandimet.
Edhe Drejtësia dhe qytetari“Përmes katër qeverive dhe katër ministrave, Ambasada ka qenë krenare që ka mbështetur këtë ndërmarrje masive. Sidoqoftë, ky nuk është fundi i këtij procesi. Ne e nxisim qeverinë e re, sapo të formohet, të miratojë dokumentet përfundimtare dhe që institucionet përkatëse të Kosovës të përqafojnë dhe zbatojnë plotësisht të gjitha rekomandimet. Ky nuk është një proces politik, por i drejtuar nga institucionet e Kosovës. Reforma në drejtësi do të përfitojë të gjithë njerëzit në Kosovë”, u tha në reagim.
Today the Ministry of Justice unveiled the strategy and action plan for the Functional Review, an important milestone...
Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Monday, January 18, 2021
-
Johnson: Kosova duhet të ketë sistem gjyqësor të pavarur e të lirë nga politika
-
Ambasada amerikane: Koha të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese
-
Selimi thotë se Kosova është në rrugën e duhur drejtë konsolidimit të sistemit të drejtësisë
-
Ministria e Drejtësisë me grup punues për reformë në sistemin e drejtësisë