Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Selim Selimi, në konferencë për media, të mërkurën, ka treguar lidhur me vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë, me qëllim të adresimit të llogaridhënies duke përfshirë edhe vettingun, i cili u votua sot në mbledhjen e Qeverisë.
Sot Qeveria ka votuar vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë.
“Pjesë e Grupit Punues, i cili është gjithpërfshirës me qëllim të garantimit të objektivitetit dhe transparencës, do të jenë përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, të gjithë hisedarët e sistemit të drejtësisë dhe në rolin mbështetës do të jenë përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, Ambasada e Gjermanisë, Ambasada e Italisë, përfaqësues nga Misioni i OSBE-së. Për të respektuar parimin e inkluzivitetit dhe punën e deritanishme, në vendim është përfshirë edhe grupi sipas vendimit 08/04 të datës 28.02.2020, të cilët i ftoj të jenë pjesë e procesit të dizajnimit të sistemit të llogaridhënies duke përfshire edhe vettingun. Puna e grupit punues është e përkufizuar në kohë - Deri në fund të muajit tetor të këtij viti, ky grup do ta përgatis raportin përfundimtar mbi skenarët e Reformës në Sistemin e Drejtësisë, duke i marrë për bazë edhe rekomandimet e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit. Raporti i grupit punues do të shfrytëzohet si bazë mbi të cilin Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë, në koordinim me akterët tjerë si dhe partnerët strategjik do të procedojnë tutje me reformën. Mbledhja e parë e këtij grupi pritet të mbahet javën tjetër përmes një videokonference”, ka thënë Selimi.
-
Formalizohet grupi punues për vetting në sistemin e drejtësisë
-
Ministri Selimi: Vettingu duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe jo politik
-
Selimi thotë se Kosova është në rrugën e duhur drejtë konsolidimit të sistemit të drejtësisë
-
Selimi: Drejtësia, punë e hisedarëve të saj dhe jo e politikës
-
Selimi kërkon që në grupin e ekspertëve për vetting të përshihen SHBA-ja dhe BE-ja