Ministria e Drejtësisë ka formalizuar grupin punues për vetting në sistemin e drejtësisë.
Ministrja Albulena Haxhiu e ka vlerësuar formimin e këtij grupi si shumë të rëndësishëm për shtetin e së drejtës.
Në këtë Grup Punues, përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, do të jenë edhe përfaqësues nga institucionet e drejtësisë dhe institucioneve të tjera, shoqëria civile dhe gjithashtu ekspertë të tjerë të cilët do të kontribuojnë në këtë proces të rëndësishëm për vendin qytetarët, ka njoftuar Haxhiu.
“Grupi punues do të prodhojë një Koncept Dokument, i cili do t’i dërgohet Qeverisë për aprovim, për t’i hapur rrugë më pas zhvillimit të procesit të vetingut, përmes ndryshimeve të nevojshme ligjore apo kushtetuese”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
-
Diskutim për amendamentet kushtetuese për vettingun
-
Nis punën Grupi për hartimin e projektligjeve për realizimin e vettingut
-
Dorëzohet në Qeveri koncept-dokumenti për vettingun
-
Haxhiu: Sot po fillon zyrtarisht një nga proceset më të rëndësishme të drejtësisë, vettingu
-
Haxhiu paralajmëron se shumë shpejt nis puna për vettingun