Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur drejt konsolidimit të sistemit të drejtësisë.
Ai tha se gjetjet dhe rekomandimet e dala nga raporti publik i Monitorimit Sistematik dhe Tematik të Drejtësisë, të prezantuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, do të jenë nxitje për efikasitet në sistemin gjyqësor.
“Rishikimi Funksional i Sundimit të Ligjit dhe procesi i llogaridhënies, duke përfshirë vettingun, janë tregues se Kosova nga reflektimi po kalon në etapën e implementimit dhe se nuk do të rri duarkryq përballë segmenteve që cenojnë sistemin e drejtësisë. Të dy këto procese janë pjesë e reformës, përmes së cilave synohet ngritja e llogaridhënies, efikasitetit dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor e prokurorial, për t’ua rikthyer besimin qytetarëve në drejtësi. Pra, garantimi i pavarësisë dhe fuqizimi i sistemit gjyqësor e prokurorial është lufta jonë që do ta fitojmë̈”, ka thënë Selimi.
-
Selimi prezanton strategjinë për sundimin e ligjit
-
Selimi: Duhet të kemi një sistem të qëndrueshëm të vettingut
-
Ministri Selimi: Vettingu duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe jo politik
-
Selimi: MD e angazhuar të finalizojë çdo proces për sistemin e drejtësisë
-
Selimi: Nuk guxojmë të lëshohemi në një vetting politik