Prishtinë, 11 janar (KosovaPress) - Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Kosova duhet të ketë një sistem të qëndrueshëm të vettingut.
“Tash dokumenti ekziston, dokumenti është gjithëpërfshirës se kanë marrë pjesë të gjithë hisedarët e drejtësisë, është udhëhequr nga shoqëria civile që është shumë pozitive. Kanë dalë me 4 propozime, njëri prej këtyre katër propozimeve duhet të implementohet. Për ta zgjedhur njërin prej katër propozimeve duhet një raund i konsultimeve se cili është versioni më i mirë. Unë mendoj personalisht që duhet ta kemi një sistem të qëndrueshëm të vetingut, do të thotë një veting të përhershëm”, ka thënë Selimi në intervistë për KosovaPress.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministri Selimi: Vettingu duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe jo politik
-
Selimi thotë se Kosova është në rrugën e duhur drejtë konsolidimit të sistemit të drejtësisë
-
Selimi: Nuk guxojmë të lëshohemi në një vetting politik
-
Selimi kërkon rikthimin e ekspertëve në procesin e vettingut
-
Kurti: Sistem i drejtësisë joefikas, reforma është domosdoshmëri e vettingu zgjidhje