Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka prezantuar modelin e ri të ndërtesave me bashkëpronësi.
Ahmeti tha se në vitin 2013, Kuvendi ka miratuar një ligj që është ligji për ndërtesa me bashkëpronësi, me ç’rast pronarët e banesave i bënë pronarë edhe të pjesës së përbashkët.
Ai bëri të ditur se Ndërmarrja Banesore është e licencuar që të ofrojë shërbime dhe bashkë me Komunën kanë përgatitur një plan me të cilin do të ofrojnë pako të ndryshme të shërbimeve që përfshinë që nga pastrimi e deri tek riparimi i ashensorëve apo vendosja e ashensorëve të rinj, raporton KP.
Kurse, Nexhat Kryeziu, drejtori i Ndërmarrjes Publike Banesore, theksoi se ky është investimi i parë që e bënë kjo ndërmarrje. Po ashtu ai bëri të ditur se është hyrja e parë model që kanë bërë ndërsa e kanë planin operativ kryesisht në lagjet që nuk funksionojnë ashensorët dhe mirëmbajtja e hyrjeve.
Ndërsa, Sabedin Kryeziu, përfaqësuesi i banorëve, tha se asnjëherë nuk ka pasur riparime derisa ka mirëpritur iniciativa të tilla.
-
Prezantohet projekti i ri për mirëmbajtjen e ndërtesave kolektive
-
Ahmeti njofton se do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja në kryeqytet
-
Në Prishtinë po kryet procesi i dezinfektimit të hyrjeve kolektive
-
Komuna e Prishtinës do të dezinfektojë edhe 300 hyrje kolektive
-
Ahmeti njofton për riparime të vogla në pjesët për këmbësorë të rrugëve në kryeqytet