Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë filluar të bëjnë riparime të vogla në pjesët e rrugëve për këmbësorë, duke vendosur kubëza në trotuaret e qytetit.
Ai ka ftuar qytetarët që përmes Platformës Digjitale të lajmërohen për riparime të tjera përmes kontratave të mobilitetit.
“Riparime të vogla, por të rëndësishme, për këmbësorë. Lajmëroni në Platformën Digjitale që t’i riparojmë përmes kontratave të mobilitetit”, ka shkruar Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Lirohen hapësirat në Parkun e Qytetit në Prishtinë
-
Komuna e Prishtinës paralajmëron aksion për mbledhjen e mbeturinave
-
Të martën fillojnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza”
-
Fillojnë punimet në rrugën “Isa Kastrati”, paralajmërohen vështirësi në qarkullim
-
Nënshkruhet kontrata për rindërtimin e rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet