Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës do të dezinfektojë edhe 300 hyrje kolektive

Pas dezinfektimit të 200 hyrjeve kolektive të cilat menaxhohen nga Ndërmarrja Publike Banesore, Kryetari Shpend Ahmeti ka marrë vendim për dezinfektimin dhe pajisjen me dezinfektues të 300 hyrjeve kolektive në Prishtinë e që nuk janë nën menaxhimin e NPB-së, është bërë e ditur përmes një njoftimi të Komunës së Prishtinës.

Kjo,si masë shtesë mbojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Komuna në të njëjtën kohë u ka kërkuar mirëkuptim e bashkëpunim qytetarëve, duke thënë se në këtë mënyrë, aksioni do të ketë sukses.