Që nga viti 2016 pozita e përfaqësuesit të shoqërisë civile në Këshillin Prokurorial të Kosovës ka mbetur e zbrazët.
Në muajin korrik të këtij viti Kuvendi i Kosovës ka shpallur konkurs për këtë pozitë, por Komisioni për Legjislacion nuk ka arritur të dërgojë emrat në Kuvend për votim, pasi vetëm njëri nga kandidatët kishte plotësuar kriteret.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i KPK-së, Bahri Hyseni ka thënë se institucioni që drejton vazhdimisht i ka kërkuar Kuvendit të shpallë konkurs për këtë pozitë, pasi thotë se kontributi i shoqërisë civile është i rëndësishëm.
Megjithatë, Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se ashpërsimi i kritereve dhe përvojat e shoqërisë civile në të kaluarën në KPK kanë ndikuar që të mos ketë interesim për të qenë pjesë e Këshillit.
Sipas IKD-së, mospjesëmarrja e shoqërisë civile në këtë këshill është e dëmshme për sistemin e drejtësisë.
Ligji për KPK-në përcakton se ky këshill në mesin e 13 anëtarëve, një duhet të jetë nga shoqëria civile.
Neni tre i këtij ligji përcakton se përfaqësuesi nga shoqëria civile përzgjidhet me anë të konkursit publik të shpallur nga Kuvendi i Kosovës dhe duhet të ketë përvojë pune në çështjet ligjore prej pesë vjetëve, i paanshëm politikisht për të paktën në tre vjetët e fundit dhe i cili ka përkrahjen e së paku pesë organizatave të shoqërisë civile të fushës së drejtësisë.