Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur të shtunën konferencë për media me temën “Pesë prioritete për Këshillin Prokurorial të Kosovës”, në të cilën ka paraqitur rekomandimet për funksionimin e mëtejmë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas GLPS-së, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore që prekin përbërjen e këtij institucioni dhe zhvillimeve të fundit rreth reformës në sistemin prokurorial, KPK-ja duhet të fokusohet në disa hapa kyç për të siguruar funksionim efektiv dhe në përputhje me ligjin.
GLPS ka propozuar mbajtjen e mbledhjes dhe miratimin e Rregullores për zgjedhjen e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të KPK-së; zgjedhjen e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit; shpalljen e konkursit për pozitën e kryeprokurorit të Shtetit; plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KPK-së; rritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.
Sipas GLPS-së, realizimi i këtyre prioriteteve dhe një qasje bashkëpunuese e përbërjes së re të Këshillit ndaj publikut, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë do të përbënin një hap konkret drejt konsolidimit institucional të KPK-së.
Tutje, organizata thekson se përmbushja e këtyre hapave është thelbësore për garantimin e një sistemi prokurorial funksional, të besueshëm, transparent dhe llogaridhënës në vend.