Me 5 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur të shpallë konkursin për Kryeprokuror të Shtetit.
Kundër ka votuar anëtari Milot Krasniqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryesuesi i KPK-së Arian Gashi, tha se afati për aplikim është 15 ditë. Konkursi do të shpallet më 20 maj.
Por paraprakisht, anëtari i KPK-së prokurori Milot Krasniqi dha kritika për këtë pikë të rendit të ditës.
Ai tha se nuk duhet lejuar të tjerët të ndikojnë se kur të shpallet konkursi.
“Kush është president, kush është kryeministri e kush janë deputetët me na tregu kur me shpall konkursin për kryeprokuror… mos i lejojmë të tjerët të na përzihen…”, ka thënë ai.
Visar Krasniqi - anëtar i KPK-së tha se pritja pas katër vjetësh është e pakuptimtë.
“Pas katër vjet të thuash të presim edhe pak është e pakuptimtë. Dikush duhet të jetë emocional kur diskutohet kjo pikë. Unë mendoj që jemi shumë vonë për shpalljen e këtij konkursi…. Sot është obligim me përmbush mandatin e vet kushtetues dhe ligjor”, ka thënë ai.