Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit intervistohen më 1 korrik

KPK

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit do të intervistohen më 1 korrik. 

Në një njoftim dërguar mediave thuhet se intervistomi do të mund të monitorihet nga palët e interesuara. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KPK-ja ka njoftuar se hartimi i pyetjeve do të filloj në ora 08:00, ndërsa intervistat do të fillojnë nga ora 11:00, në objektin e KPK-së, në sallën e takimeve në katin e gjashtë. 

“Njoftohen të gjithë të interesuarit që t’u përmbahet të gjitha rregullave dhe orareve të përcaktuara nga KPK-ja dhe me mirëkuptim luten që për shkak të hapësirës së kufizuar, të konfirmojnë emrin e një përfaqësuesi/monitoruesi duke kontaktuar Zyrën pёr Komunikim Publik në adresën: [email protected] deri më datë 26 qershor 2026”, thuhet në njoftim.

Pesë prokurorët që janë konfirmuar si kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit janë Atdhe Dema, prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Rafet Halimi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi – kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Në mesin e kandidatëve nuk është kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, të cilin KPK-ja e pati zgjedhur në konkursin e rreth tre vjetëve më parë.

Në tetor të 2023-tës, presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e pati dekretuar Isufajn me arsyetimin se janë shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes. Që nga ajo kohë, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit është udhëhequr me ushtrues detyre.

ORARI I INTERVISTAVE -KANDIDATËT PËR KRYEPROKURORË TË SHTETIT

E mërkurë, 01 korrik 2026
Takimi i Panelit Vlerësues për hartimin e pyetjeve standarde (tri orë para fillimit të intervistave) 08:00

1. z. Atdhe Dema nga ora 11:00

PAUZA 12:00-13:00

2. z. Naim Abazi nga ora 13:00

3. z. Rafet Halimi nga ora 14:15

4. z. Shqipdon Fazliu nga ora 15:30

5. z. Zejnulla Gashi nga ora 16:45