Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

73 alarme të rrejshme gjatë ditës së enjte në Kosovë

73 alarme për mjete shpërthyese janë raportuar vetëm të enjten, ka njoftuar Policia e Kosovës në një raport përmbledhës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se pas kontrollit të objekteve nga njësitë policore, të gjitha këto kërcënime kanë dalë të jenë të rreme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në Policinë e Kosovës sot janë dhënë informacione për mjete shpërthyese në 72 shkolla në komunat Kamenicë, Lipjan, Zveçan, Graçanicë, Skenderaj, Prizren, Prishtinë, Klinë, Viti, Rahovec, Mitrovicë e Veriut, Ranilluk, Dragash, Artanë, Shtërpcë, Partesh, Fushë Kosovë, Vushtrri, Gjilan, Zubin Potok, Istog dhe informacioni i fundit në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’. Situata ka qenë shqetësuese sidomos kur bëhet fjalë për institucione arsimore të të gjitha moshave, por fatmirësisht, në asnjërin lokacion nuk ka pasur mjet shpërthyes. Tashmë kanë përfunduar kontrollet edhe në aeroport dhe nuk ka pasur asnjë mjet shpërthyes, puna ka vazhduar me intensitetin e njëjtë”, ka shkruar Sveçla në Facebook të enjten mbrëma.

Ai ka shtuar se nuk ka arsye për shqetësim dhe se institucionet mbesin të përkushtuara që me të gjitha kapacitetet të ofrojnë siguri.

Më fakt, alarmet e rreme ka kohë që po ndodhin në Kosovë e në rajon, sidomos në Serbi.