Alarme për bomba në 30 shkolla, të verifikuarat rezultojnë të rreme

Alarme për bomba në 30 shkolla, të verifikuarat rezultojnë të rreme
Rreth 30 është numri i lokacioneve për të cilat është pranuar alarmi për bomba në shkolla, kryesisht në zona të banuara me popullatë serbe në Kosovë, ka konfirmuar Policia e Kosovës të enjten.
Sipas njoftimit të Policisë, kërcënimet janë pranuar në formë elektronike dhe linja telefonike.
Policia ka thënë se i ka marrë menjëherë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për hetim. Pas verifikimit në “disa objekte shkollore”, alarmet kanë rezultuar të jenë të rreme.
“Deri në këtë fazë Policia e Kosovës ka arritur t’i trajtojë dhe verifikojë disa nga objektet shkollore, të cilat kanë rezultuar të jenë kërcënime të rrejshme, andaj ftojmë qytetarët që të mos krijojnë ndonjë panik, pasi Policia e Kosovës është prezente dhe e angazhuar në trajtimin, hetimin dhe ofrimin e sigurisë në të gjitha lokacionet në nivel vendi”, thuhet në njoftim të Policisë.
Alarm për bombë në disa shkolla
Alarm për vendosje bombash në disa shkolla, në disa qytete të vendit, ka pranuar Policia e Kosovës të enjten në mëngjes.
Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, ka konfirmuar lajmin për alarm me bomba në shkollat e nacionalitetit serb në këtë rajon. Ai ka thënë se nuk ka vend për panik.
“Në orët e hershme të mëngjesit kemi marrë njoftim se në shkollat e nacionalitetit serb ka të vendosura bomba. Policia e Kosovës është në gatishmëri dhe njësitet kanë dalë në terren për të verifikuar. Nuk ka vend për panik sepse Policia është në gjendje gatishmëri dhe kapacitete që të intervenojë”, ka thënë ai për KOHËN.
Siç raporton KosovaPress, procesi mësimor është ndërprerë në disa shkolla edhe në komunat veriore të vendit për shkak të mesazheve anonime kërcënuese se në to janë vendosur bomba. Zëdhënësi i Policisë në veri, Branislav Radoviq, ka thënë për KP-në se ka alarm për bombë në të katër komunat e veriut.
Alarm për bombë ka pasur edhe në shkollën e serbëve në Lipjan, “Braqa Aksiq”.
Kërcënime me bomba ka pasur së fundmi edhe në Prishtinë, saktësisht në shkollën “Xhevdet Doda” si dhe dy herë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Në të gjitha rastet kërcënimet kanë qenë përmes emailit.
Në mëngjesin e së enjtes, edhe në Serbi shumica e shkollave janë mbyllur për shkak të alarmit për bomba. Siç shkruan gazeta “Danas”, është hera e parë që raportimet kanë arritur në numër “kaq të madh”.
Alarmet për bomba kanë prekur gjithë rajonin javëve të fundit.
Gjithnjë kanë rezultuar alarme false
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Sekuestrohet duhan në vlerë prej 113 mijë eurosh

Dënohen me nga dy vjet burgim të akuzuarit që sulmuan Valon Sylën

Vetaksident në Prishtinë, rrëzohet një motoçiklist

Policia konfiskon uniforma ushtarake në një shtëpi të pabanuar në veri

Vdiq një grua pas vetaksidentit në Gërmovë të Vitisë

Konfiskohet një motobarkë në pronësi të Radoiçiqit

Arrestohet kosovari që dyshohet për vrasjen e një shqiptari në Ekuador

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, dyshohet për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës

Arrestohet për sulm seksual një burrë në Rahovec

Zjarri përfshin orët e rrymës në një objekt banesor në Fushë-Kosovë

Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi në Ferizaj
