Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Alarm për bombë në disa shkolla

Foto: Koha / ilustrim

Alarm për vendosje bombash në disa shkolla, në disa qytete të vendit, ka pranuar Policia e Kosovës të enjten në mëngjes.

Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, ka konfirmuar lajmin për alarm me bomba në shkollat e nacionalitetit serb në këtë rajon. Ai ka thënë se nuk ka vend për panik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në orët e hershme të mëngjesit kemi marrë njoftim se në shkollat e nacionalitetit serb ka të vendosura bomba. Policia e Kosovës është në gatishmëri dhe njësitet kanë dalë në terren për të verifikuar. Nuk ka vend për panik sepse Policia është në gjendje gatishmëri dhe kapacitete që të intervenojë”, ka thënë ai për KOHËN.

Siç raporton KosovaPress, procesi mësimor është ndërprerë në disa shkolla edhe në komunat veriore të vendit për shkak të mesazheve anonime kërcënuese se në to janë vendosur bomba. Zëdhënësi i Policisë në veri, Branislav Radoviq, ka thënë për KP-në se ka alarm për bombë në të katër komunat e veriut.

Alarm për bombë ka pasur edhe në shkollën e serbëve në Lipjan, “Braqa Aksiq”.

Kërcënime me bomba ka pasur së fundmi edhe në Prishtinë, saktësisht në shkollën “Xhevdet Doda” si dhe dy herë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Në të gjitha rastet kërcënimet kanë qenë përmes emailit.

Në mëngjesin e së enjtes, edhe në Serbi shumica e shkollave janë mbyllur për shkak të alarmit për bomba. Siç shkruan gazeta “Danas”, është hera e parë që raportimet kanë arritur në numër “kaq të madh”.

Alarmet për bomba kanë prekur gjithë rajonin javëve të fundit.

Gjithnjë kanë rezultuar alarme false