50 punonjës shëndetësie të qendrës kryesore të mjekësisë familjare “Nagip Rexhepi” të Gjilanit, të cilët ishin angazhuar në bazë të një marrëveshjeje, të nënshkruar midis Komunës së Gjilanit, “Caritasit” gjerman dhe Ministrisë së Shëndetësisë, prej 5 muajsh kanë mbetur pa paga, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkaq shkaku që punëtorët kanë mbetur pa paga është mosalokimi i mjeteve buxhetore nga Komuna e Gjilanit.
Ndërkaq punonjësit e shëndetësisë, të cilët nuk kanë marrë paga prej 5 muajsh deklarojnë se ata janë duke vazhduar profesionin e tyre, ngase nuk duan të humbasin vendet e tyre të punës. Ata kërkojnë nga Komuna që të bëjë alokimin e mjeteve buxhetore, ngase mospagesa ndikon drejtpërdrejt në ekonomitë e tyre familjare.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Nuk shlyhen obligimet financiare ndaj 55 punëtorëve shëndetësorë
-
Largimi i 60 punëtorëve shkakton probleme në sektorin e shëndetësisë në Gjilan
-
Drejtoria për Shëndetësi në Gjilan konfirmon largimin e 60 punëtorëve nga puna
-
Punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Gjilan qe 6 muaj pa paga
-
Qe 5 muaj punëtorët shëndetësorë të QMF-së pa paga