Qeverisja komunale e Gjilanit ende nuk ka arritur që të shlyejë obligimet financiare ndaj 55 punëtorëve shëndetësorë, të cilët janë të angazhuar në qendrën e mjekësisë familjare “Nagip Rexhepi” në bazë të një marrëveshjeje, e cila ishte nënshkruar në mes të Komunës së Gjilanit, “Caritas Kosova”, si dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndaj punëtorëve shëndetësorë qeverisja komunale ka detyrime në shlyerjen e borxhit të pagave të mbetura për 6 muaj. Mirëpo, Komuna insiston se ata do të shlyejnë obligimet e tyre financiare dhe se mospagesa kishte ndodhur shkaku i mungesës së buxhetit, shkruan sot Koha Ditore.
Nexhat Hajrullahu, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, deklaron se ata do të kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga “Caritasi” nënshkrimin e një marrëveshjeje të re edhe për dy vjetët e ardhshëm, ku palët participojnë me mjete buxhetore. Ai thotë se në këtë mënyrë janë duke blerë shërbime në pamundësi të angazhimit të stafit të rregullt shëndetësor.
(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ndërpritet angazhimi i 45 punëtorëve shëndetësorë në Gjilan, Komuna s’ka buxhet
-
Iu vonuan dy paga 45 punonjësve shëndetësorë në Gjilan
-
Miliona euro për serbët e angazhuar nëpër ministri e që nuk shkojnë në punë
-
Rexhepi: Ministria s'mund t’i ikë përgjegjësisë për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan
-
QIPS: Mosfunksionimi i sistemit të shëndetit mendor një nga faktorët për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan