Vendimi i Komunës së Gjilanit për shkëputjen e kontratave për 60 punëtorët shëndetësorë të qendrës së mjekësisë familjare “Nagip Rexhepi” ka shkaktuar probleme në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zhegër. Shkaku i mungesës së stafit ajo do të jetë e hapur vetëm në orët e paradites. Një gjendje e tillë po mbretëron edhe në qendrat e tjera mjekësore.
Komuna e Gjilanit është arsyetuar se vendimi për shkëputjen e kontratave për 60 punëtorët shëndetësorë është bërë në mungesë të mjeteve financiare duke kërkuar kështu edhe ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë për financimin e projektit përmes të cilit ishin angazhuar këta punëtorë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë Ministria e Shëndetësisë (MSH) është deklaruar se projekti për përkujdesje shëndetësore, shtëpiake dhe ambulatore, e cila ishte nënshkruar në mes të Ministrisë së Shëndetësisë, Komunës së Gjilanit dhe “Caritas Kosovës”, me të cilin ishte angazhuar edhe stafi mjekësor, ka përfunduar.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)