Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qe 5 muaj punëtorët shëndetësorë të QMF-së pa paga

Është muaji i pestë që 62 punëtorë shëndetësorë të Qendrave familjare në Komunën e Gjilanit, nuk i kanë marrë pagat e tyre, raporton KTV.

Ata ishin punësuar në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, Komunës së Gjilanit dhe organizatës humanitare, “Caritas Kosova”.

Në Drejtorinë e Shëndetësisë thonë se ka keqinterpretim të marrëveshjes nga palët nënshkruese.

E, për dy muajt e parë të këtij viti, Hajrullahu thotë se fajtore për mospagesën e këtyre punëtorëve, është Ministria e Shëndetësisë, e cila është vonuar me alokimin e mjeteve financiare.

Opozita fajëson komunën. Enver Murtezi nga PDK-ja thotë se mjetet nga vija buxhetore të dedikuara për këtë kategori, janë ndarë për qëllime të tjera.

Televizioni Arta ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Organizata “Caritas Kosova”, por të njëjtit kanë thënë që janë jashtë vendit dhe se tash për tash nuk mund të kthejnë një përgjigje.