Ka më tepër se gjashtë muaj që punëtorët shëndetësorë të pranuar në QKMF përmes projektit të Caritas-Kosova për përkujdesjen shtëpiake”, nuk janë paguar.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i komisionit për Shëndetësi i degës së PDK, në Gjilan, Enver Murtezi, sipas të cilit në këtë konkurs janë pranuar edhe staf tjetër si mjekë, stomatolog dhe staf tjetër profesional dhe jo profesional.
“Tani kur kjo vonesë ka kaluar çdo kufi, i bëjmë thirrje kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, që sa më parë të sigurohen fonde që punëtorët shëndetësor të paguhen për punën e tyre, dhe mjaft më me këtë ,,dietë” në kurriz të mantelbardhëve”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Ndryshe, Dega e PDK-s në Gjilan edhe më herët ka tërhequr vërejtjen se punëtorët e pranuar paguhen më pak se punëtorët tjerë dhe kanë pasur vonesa në pagesa, thuhet në komunikatën për media të Degës së PDK-së në Gjilan.
-
Iu vonuan dy paga 45 punonjësve shëndetësorë në Gjilan
-
Rreth 220 punëtorë të QKMF-së në Ferizaj pa paga që nga korriku
-
Puna e QKMF-ve në Gjilan vështirësohet pas pushimit nga puna të 60 punëtorëve shëndetësorë
-
Ndërpritet angazhimi i 45 punëtorëve shëndetësorë në Gjilan, Komuna s’ka buxhet
-
PDK-ja me kallëzim penal ndaj kryetarit të Gjilanit për punësim të jashtëligjshëm