Ndryshohet plani i betimit të kryetarit të Zveçanit

Ndryshohet plani i betimit të kryetarit të Zveçanit
Ka ndryshuar lokacioni i planifikuar për betimin e kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci të enjten. Betimi i tij nuk pritet të mbahet në Kullën e Isë Boletinit, siç pati shprehur synim vetë ai, por në shkollën “Isa Boletini”.
Aktualisht institucionet e sigurisë janë duke e vëzhguar terrenin për të vendosur bashkë me kryetarin e ri për lokacionin.
Vetë Peci nuk ka konfirmuar nëse është ndryshuar lokacioni i betimit.
Më herët gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti u shpreh se betimi i tre kryetarëve të komunave veriore të enjten do të bëhet në ndërtesa publike.
Konfirmohen detajet: Kryetari i ri i Zveçanit synon të betohet në Kullën e Isë Boletinit
Ilir Peci, kryetar i sapozgjedhur i Komunës së Zveçanit, synon që betimin si kryetar i komunës ta bëjë në Kullën e heroit kombëtar, Isë Boletini, në fshatin Boletin të kësaj komune. Ai pritet të betohet të enjten në ceremoninë që pritet të nisë në orën 10.
Në të njëjtën orë, do të betohet edhe Izmir Zeqiri në fshatin Qabër të Zubin-Potokut.
E tri orë më vonë, Lulzim Hetemi, kryetar i sapozgjedhur i Leposaviqit, synon të kryejë betimin në një zyrë lokale në Bistricë.
Më 23 prill, në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale. Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje fitoi garën për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. Partia Demokratike e Kosovës fitoi në Zveçan dhe Zubin Potok.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë nuk mori pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë që ta bojkotojnë procesin zgjedhor.
Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Moti në Kosovë të martën

Kamberi: Më e pakta që Perëndimi duhet të bëjë është që t’i vendosë masa Serbisë

Kurti: Serbia të mbahet plotësisht përgjegjëse për sulmet në veri

Videoja që tregon sulmuesit serbë duke ikur nga Manastiri i Banjskës

Arrestohen edhe dy persona në Banjskë

Qeveria ndan 10 milionë euro për efiçiencë të energjisë

“The Guardian” për të ardhmen e Kosovës: Evropa duhet të bëjë më shumë

“Süddeutsche Zeitung”: Arsenali i armëve tregon se ka arsye për prani masive të policisë së Kosovës në veri

Situata në veri të Kosovës “mobilizon” Perëndimin

“Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiqit, ndërsa Lajçaku ka dështuar dhe moti është dashur të shkarkohej

Lajçaku pritet t’i vizitojë Kosovën e Serbinë në ditët në vazhdim
