Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka nisur punën në objektin e Komunës në Zveçan.
Mbledhjen e parë në objekt kryetari i komunës është mbajtur me drejtorët e drejtorive komunale, raportoi të hënën RTK-ja. Deri më tani, Peci e ka kryer detyrën e kryetarit nga një zyrë alternative.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeancën e parë e Kuvendit Komunal të Komunës së Zveçanit, do të mbahet më 30 prill, në fshatin Lipë njoftoi kryetari i komunës, Ilir Peci.
Ai ka thënë se seanca është thirrur një javë më herët andaj do të mbahet atje.
Peci tha se detyrën e tij tash e tutje do ta kryejë këtu, derisa u shpreh i përkushtuar të punojë të mirë te të gjithë qytetarëve të Zveçanit.
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, nga radhët e PDK-së, ka dhënë betimin më 25 05 2023.
Ai i kishte fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura për kryetarë, të cilat u mbajtën në katër komunat veriore më 23 prill.
Në procesin e votimit që u mbajt të dielën e kaluar në veri nuk u arrit numri i nevojshëm i votave për shkarkimin e tij e të asnjërit prej kryetarëve.