Kryetari në largim i Zveçanit, Ilir Peci, ka njoftuar se takimet e para me kryetarin e ri nuk kanë pasur frymë të mirë bashkëpunimi.
Sipas tij, që në hyrjen e kryetarit të ri në zyrë lidhur me ftesat për thirrjen e asamblesë së re, situata nuk ka qenë e qetë dhe palët kanë pasur kundërshtime në komunikim.
“Në fillim nuk ka qenë gjithçka në rregull. Kemi pasur disa kundërshtime kur ka hyrë në zyrën time, por në fund arritëm një marrëveshje dhe ai i dha ftesat për thirrjen e asamblesë së re”, ka thënë ai.
Megjithatë, këto ftesa, sipas kryetarit në largim, kanë pasur “shumë gabime”, madje duke mos përmbajtur as referencën “Republika e Kosovës”, ndërsa pjesa më e madhe e mbishkrimeve ishin në gjuhën serbe, me shumë pak fjali në gjuhën shqipe.
Ministria kompetente, sipas tij, i ka kthyer dokumentet si të papranueshme, ndërsa edhe versioni i dytë i ftesave kishte mangësi.
“Përfundimisht e arritëm dhe u vulosën nga ana ime”, ka thënë ai të enjten në “60 Minuta” të KTV-së.
Edhe
Në Zveçan, Peci lë gati zyrën dhe dokumentacionin për kryetarin e ri të Komunës
Kryetari në largim ka përshkruar edhe një rast tjetër gjatë takimit, duke thënë se pasardhësi i tij priste menjëherë lirimin e karriges.
“I tregova se ku të ulet, ai nuk u ul disa minuta, më pas filloi me disa kritika se ku janë fotografitë në zyrë, derisa reagova”, ka theksuar më tej ai.
-
Shprehen pritje që Lista Serbe të mos mund ta sfidojë ligjin në veri
-
Para simboleve shtetërore betohen kryetari i Zveçanit e ai i Leposaviqit. Jepen mesazhe bashkëpunimi
-
Ndërrimi i pushtetit në veri - Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve
-
Bartja e pushtetit në veri te Lista Serbe dhe zgjedhjet e parakohshme, sot në “60 Minuta”