Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Veri

Një vit pas zgjedhjes, Zeqiri e Peci do të zhvendosen në objektet komunale

Zvecan - Zubin potok

Komuna e Zveçanit dhe Zubin - Potokut

Foto: Driton Paçarada

Një vit pas zgjedhjes në postin e kryetarit të komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, është kthyer në objektin komunal, ku është mbajtur seanca e Kuvendit. 

Kthimin në objekt e ka konfirmuar zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Arbër Vokrri.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, së shpejti do të zhvendoset në objektin komunal. 

Sipas Vokrrit, në Zubin-Potok do të vazhdohet me rinovimin e zyrave të demoluara derisa në Zveçan veçse ka nisur zhvendosja e disa drejtorive dhe se i gjithë procesi pritet të përmbyllet gjatë javës tjetër.

Ai ka shtuar se mbledhja e Kuvendit Komunal të Zveçanit pritet të mbahet të martën.

Edhe Kryetari i Zubin-Potokut dhe ai i Zveçanit do të zhvendosen në zyrat komunale Arbëri Kryetari i Zubin-Potokut dhe ai i Zveçanit do të zhvendosen në zyrat komunale

Zeqiri deri më tani detyrën e tij e ka ushtruar nga zyra alternative në fshatin Çabër, ndërsa Peci në zyrën në fshatin Lipë.

Të dy vinë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ata pas tensioneve që u patën krijuar në veri dhe protestave të organizuara nga serbët të cilët nuk i lejonin që funksionet t’i ushtronin nga objektet komunale, i janë përgjigjur thirrjes së ndërkombetarëve që detyrat t’i ushtrojnë nga zyrat alternative.

E nga objekti i komunës së Leposaviqit, refuzoi të largohet kryetari nga radhët e Vetëvendosjes, Lulzim Hetemi, ani se prania e tij aty u kundërshtua për ditë të tëra me protesta, prej të cilave kryesisht pësuan gazetarët, duke u sulmuar e lënduar nga protestuesit serbë. 

Zhurmë nuk u krijua në Mitrovicë të Veriut, pas zgjedhjes së kryetarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq, që detyrën e ushtroi nga objekti komunal. 

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se situata në katër komunat në veri është e qetë dhe se ata janë në dijeni të çdo veprimi që zhvillohet atje. 

“Për çdo veprim i institucioneve të Kosovës që ndodh në veri të vendit, Policia ka njohuri, situata në veri është e qetë, por konsiderohet delikate”, ka theksuar Elshani. 

Drejtimin e nivelit lokal në Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok e Mitrovicë të Veriut, kryetarët joserbë e morën pas një procesi zgjedhor të bojkotuar nga shumica e qytetarëve serbë.

Edhe Zeqiri: Duhen disa javë që të rinovohet objekti i Komunës në Zubin-Potok Arbëri Zeqiri: Duhen disa javë që të rinovohet objekti i Komunës në Zubin-Potok

Në këto komuna, të banuara kryesisht me serbë, kryetarët shqiptarë punën e nisën në situatë të jashtëzakonshme. Përveç atij të Mitrovicës së Veriut, tre kryetarët e tjerë zotimin për ta kryer detyrën, në të cilën u zgjodhën me vota minimale, e bënë nëpër objektet shkollore fshatrash e jo në ato komunale.

Teksa në veri të Mitrovicës, i gjithë procesi u zhvillua pa shumë zhurmë, gjendja ka qenë krejt ndryshe në komunat e tjera.

Tensione, dhunë, protesta e shumë telashe kanë shoqëruar tentimet e kryetarëve të Leposaviqit, Zveçanit e Zubin-Potokut për të hyrë në zyrat e tyre.

Situatë më e rrezikshme zotëroi në Zveçan. Aty, me dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it e të Policisë së Kosovës u lënduan nga protestuesit e dhunshëm serbë, që e kundërshtonin praninë e kryetarit në objektin e komunës.

Barra për shtensionimin e situatës në tri komunat veriore iu vu Qeverisë së Kosovës.

Asaj, faktori ndërkombëtar në vazhdimësi ia kërkoi largimin e kryetarëve nga komunat dhe ushtrimin e detyrave të tyre nga distanca.

Dy prej tre kryetarëve që u kundërshtuan me protesta, hoqën dorë nga kryerja e funksioneve prej zyrave komunale dhe u pajtuan që punën ta vazhdojnë në zyra alternative.

Edhe Qeveria do t’i shpallë të paligjshme inaugurimet në veri, nëse s’respektohet Kushtetuta Arbëri Qeveria do t’i shpallë të paligjshme inaugurimet në veri, nëse s’respektohet Kushtetuta

Kryetarët shqiptarë mbeten në pushtet në katër komunat veriore edhe pas votimit të 21 prillit, i organizuar pas një peticioni të nënshkruar nga serbët atje, mbështetur nga Lista Serbe.

Votimi për ose kundër largimit të katër kryetarëve do të ishte i suksesshëm nëse do të arrihej 50 për qindëshi plus një votues. Megjithatë, nga rreth 46 mijë qytetarë të regjistruar, të drejtën e votës e ushtruan vetëm rreth 250 persona.