Sot pritet që Kosova ta bëjë hapin e parë institucional në qëllimin e saj për integrim në NATO.
Në rend dite në mbledhjen e Qeverisë është themelimi i një grupi punues ndërinstitucional për integrimin e vendit në NATO.
Që nga nisja e luftës në Ukrainë, autoritetet e Kosovës nëpërmjet deklaratave kanë kërkuar pranimin e shtetit në NATO dhe Bashkim Evropian. Kjo kërkesë është bërë edhe me rezolutën e Kuvendit të Kosovës.
Një ditë më herët, kryeministri Albin Kurti në një intervistë për AFP-në kërkoi nga NATO-ja të lehtësojë rrugën e pranimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu pritet edhe propozimi i kandidatëve për kryetar dhe anëtarë bordi të Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.
Mbledhja e Qeverisë ka qenë e planifikuar për të nisur me fillim prej orës 10:00.
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Sa më parë Kosova në NATO, më shumë siguri në Ballkanin Perëndimor
-
Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s’është në agjendën e shteteve anëtare
-
Kurti kongresistëve amerikanë: Kosova synon thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe NATO-n
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE