Kryeministri Albin Kurti, sot pritet të dorëzojë zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Aplikimi do t’i dorëzohet Presidencës çeke të Këshillit të BE-së në Pragë.
Kurti fillimisht do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.
Pastaj kryeministri i Kosovës do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane,Mikulas Bek, ku do të mbahet ceremonia e dorëzimit të aplikimit rreth orës 13:00. Pas ceremonisë pritet të ketë konferencë të përbashkët për media.
Të mërkurën presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Presidentja Osmani, ka thënë se ky moment është historik. “Po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive e ambicies sonë të patjetërsueshme", ka theksuar Osmani.
-
Kosova aplikon zyrtarisht për anëtarësim në BE, më 2023 synon edhe NATO-n
-
Udhëheqësit shtetërorë nënshkruajnë aplikacionin për anëtarësim në BE
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Belgjika do ta marrë Presidencën e BE-së, Kurti ia kujton aplikimin e Kosovës
-
Kurti në takim me ambasadorin çek thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së