Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këtë javë, Kosova aplikon për anëtarësim në BE

Gjatë kësaj jave, Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka bërë të ditur të martën e 13 dhjetorit kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se “ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat ta kthejmë zyrtarisht në kandidat për anëtarësim”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Para një viti bëmë të ditur se aplikimin për anëtarësim do ta bëjmë këtë vit dhe sot në këtë mbledhje po ju njoftojmë se aplikimin në Bashkimin Evropian do ta dorëzojmë këtë javë. Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat ta kthejmë zyrtarisht në kandidat për anëtarësim. Bashkimi Evropian është vend i paqes dhe vendi ynë natyrisht se e ka vendin në këtë shtëpi”, ka thënë ai në hyrje të mbledhjes së Qeverisë.