Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Zhvillimi ekonomik në Shtime: Ramusa premton funksionalizimin e zonës ekonomike në Gllavicë

ram

Kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes, Përparim Ramusa, ka akuzuar kundër kandidatin nga radhët e LVV-së, Qemajl Aliun, për të cilin ka thënë se po nuk po e tregon të vërtetën në lidhje me investimet në fushën e arsimit. 

Sipas tij një pjesë e projekteve në këtë fushë, i kanë mbetur nga qeverisja e PDK-së.  

“S’un pe duroj t’u fol”, ka thënë Ramusa, derisa Aliu i ndërhynte gjatë fjalës së tij. 

Përveç përplasjeve në emisionin “Zgjedhjet në KOHË – Debati për Shtimen”, Ramusa ka shpalosur programin e tij përmes së cilit synon të qeverisë në komunë e Shtimes. 

Ai ka premtuar ndërtimin e disa çerdheve në fshatrat Petrovë, Carralevë dhe Pjetërshticë, derisa ka thënë premtime edhe për zhvillim ekonomik.

“Hartimi i dokumentacioneve kryesore strategjike për komunën, përkrahje për bizneset lokale dhe artizanalet, funksionalizmi i zonës ekonomike në Gllavicë, lehtësime për zhvillimin e biznesit përgjatë magjistrales Shtime-Lipjan, subvencionim dhe lehtësira fiskale për mikrobizneset, përkrahje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në aspektin infrastrukturor”, ka thënë Ramusa. 

Edhe Aliu shpalos programin për Shtimen, derisa hedh akuza në drejtim të Ramusës Zgjedhjet lokale Aliu shpalos programin për Shtimen, derisa hedh akuza në drejtim të Ramusës

Kandidati i PDK-së po ashtu ka premtuar edhe mbështetje edhe për të rinjtë dhe gratë në biznes.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 12 tetor.

Lexo përditësimet tjera
zg

Kandidatët për Shtimen shpalosin programet