Prizren, 8 qershor – Koalicioni i OJQ-ve 'Demokracia në Veprim' që monitoron fushatën zgjedhore ka njoftuar se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka miratuar ankesën e shoqërisë civile lidhur me panon me porosi promovuese zgjedhore, e cila ishte vendosur në mënyrë të jashtëligjshme në murin e jashtëm të Kinemasë Lumbardhi në Prizren. Sipas DnV-së subjekti politik që ka vendosur këtë pano është gjobitur me mjete financiare.
“PZAP ka pranuar si të bazuar ankesën tonë dhe ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 3 mijë e 200 euro. PZAP ka marrë si rrethanë lehtësuese tërheqjen e posterit nga subjekti politik brenda afatit të caktuar”, thuhet në njoftimin e DnV.
Në murin e jashtëm të Kinemasë Lumbardhi, që është monument i mbrojtur, ditë më parë qe vendosur një pano e madhe, që promovonte kandidatin e listës PDK-AAK-NISMA, Enver Hoxhaj.
Panoja me porosi promovuese zgjedhore, e cila ishte vendosur në mënyrë të jashtëligjshme në murin e jashtëm të Kinemasë Lumbardhi, është larguar të martën në mëngjes. Sipas autoriteteve lokale një veprim i tillë është realizuar në mënyrë vullnetare dhe inspektorët nuk kanë pas nevojë për reagim.
{gallery}
-
Panoja e jashtëligjshme për fushatë zgjedhore hiqet nga monumenti
-
162.000 euro gjoba partive për shkelje në fushatë zgjedhore
-
Lista Serbe gjobitet me 22 mijë euro nga PZAP-ja
-
PDK-ja dënohet me 1200 euro pasi kandidati për asamblist vendosi poster gjatë heshtjes zgjedhore
-
PZAP gjobit LDK-në me 6500 euro