Panoja me porosi promovuese zgjedhore, e cila ishte vendosur në mënyrë të jashtëligjshme në murin e jashtëm të kinemasë “Lumëbardhi” në Prizren, është larguar të martën në mëngjes. Sipas autoriteteve lokale, një veprim i tillë është realizuar në mënyrë vullnetare dhe inspektorët nuk kanë pasur nevojë për reagim.
“Panoja e vendosur në kinemanë ‘Lumëbardhi’ është hequr në mënyrë vullnetare. Inspektorët e Komunës së Prizrenit nuk kanë pasur nevojë që të reagojnë në këtë rast”, ka deklaruar drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Bujar Hasani, transmeton “Koha Ditore”.
Në murin e jashtëm të kinemasë “Lumëbardhi”, që është monument i mbrojtur, ditë më parë qe vendosur një pano e madhe, që promovonte kandidatin e listës PDK-AAK-NISMA, Enver Hoxhaj. Lidhur me largimin e kësaj panoje drejtuesit e Degës së PDK-së në Prizren nuk janë prononcuar.
Vendosja e panos me material propagandues zgjedhor në murin e jashtëm të kinemasë “Lumëbardhi” në Prizren kishte ngjallur reagimin e menaxhuesve të këtij objekti, aktivistëve nga shoqëria civile dhe të Këshillit të Qendrës Historike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Gjobitja e subjektit politik si mësim për të mos cenuar monumentet
-
PAN gjobitet me 3 mijë e 200 euro për posteret në Kinemanë Lumbardhi
-
Koalicioni për “Fillimin e ri” shkel ligjin me pano në monument në Prizren
-
Gardianët e trashëgimisë në Prizren reagojnë ndaj posterit elektoral në Kino Lumbardh
-
Çeku për posterin e Hoxhajt në objektin e Kino Lumbardhit: Largojeni atë dreq posteri ose e largojmë ne