Vendosja e materialit promovues zgjedhor në murin e jashtëm të kinemasë “Lumëbardhi” në Prizren, që është monument i trashëgimisë kulturore, ka ngjallur reagimin e menaxhuesve të këtij objekti, aktivistëve nga shoqëria civile dhe të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit.
i fundit të hënën ka adresuar një shkresë duke shprehur shqetësimin për shkeljet ligjore në këtë rast dhe ka kërkuar nga Drejtoria e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit që të veprojë dhe ta largojë afishen nga muri i këtij monumenti të mbrojtur me ligj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në murin e jashtëm të kinemasë është vendosur një afishe e madhe, që promovon kandidatin e listës PDK-AAK-NISMA, Enver Hoxhaj. “Fillimi i ri” është motoja e këtij koalicioni.
“Këshilli për Trashëgimi Kulturore (KTK) i Qendrës Historike të Prizrenit shpreh shqetësimin rreth vendosjes së reklamës në objektin e kino “Lumëbardhit”, që është edhe monument i trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të MKRS-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Gardianët e trashëgimisë në Prizren reagojnë ndaj posterit elektoral në Kino Lumbardh
-
Gjobitja e subjektit politik si mësim për të mos cenuar monumentet
-
Panoja e jashtëligjshme për fushatë zgjedhore hiqet nga monumenti
-
Monumentet e Prishtinës - të pambrojtura nga posterët e partive
-
Posterët në monumente, qasja e politikës ndaj trashëgimisë kulturore