Partia Demokratike e Kosovës është e detyruar nga PZAP-ja të paguajë gjobën prej 1200 eurosh për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore.
VV-ja e cila ka paraqitur rastin në PZAP ka thënë se ka parë se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, kandidati Amir Mustafa për Kuvend Komunal në Prishtinë nga PDK, ka vendosur material zgjedhor (poster) lidhur me fushatën zgjedhore të subjektit politik të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjobë i është shqiptuar edhe subjektit Partia Liberale Egjiptiane prej 300 eurosh, për thyerje të heshtjes zgjedhore, ndaj vetë kryetarit të këtij subjekti, Veton Berishës.