Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Lista Serbe presion subjekteve tjera para zgjedhjeve, po largon njerëz nga puna në komunat serbe

Ende pa filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, Lista Serbe ka shtuar presionin ndaj subjekteve të tjera serbe garuese në këto zgjedhje.

Partia e Pavarur Liberale e Slobodan Petroviqit thotë se masat dhe presioni i Listës Serbe, që mbështetet nga Beogradi, janë drastike dhe të papërballueshme për ta.

Petroviqi thotë se presin përkrahje shumë më të madhe sesa në zgjedhjet e mëparëshme, andaj Lista Serbe, sipas tij, druan nga fitorja e partisë së tij, raporton KTV.

Për Nenad Rashiqin, për ndikimin dhe presionin e Listës Serbe, fajin kryesor e kanë institucionet e Kosovës.

Ai thotë se ata janë të pafuqishëm ndaj presionit të saj, pasi nuk mund të reagojnë me dhunë dhe frikësim te qytetarët serbë, siç po vepron ai subjekt politik.

Rashiqi e Petroviqi janë shprehur të bindur që nëse do të ketë demokraci, atëherë edhe Lista Serbe do të pësojë humbje në zgjedhjet e 6 tetorit.

Edhe Ndërhyrja e Vuçiqit dhe joshjet financiare me ndikim në votën e serbëve në Kosovë Zgjedhjet 2025 Ndërhyrja e Vuçiqit dhe joshjet financiare me ndikim në votën e serbëve në Kosovë

Ata kanë thënë se qëllimi i tyre kryesor është mirëqenia e serbëve në Kosovë, andaj po marrin pjesë në këto zgjedhje.

Në fund të muajit gusht, Nenad Rashiqi e Rada Trajkoviqi arritën koalicion, ku në listë janë tetë kandidatë për deputetë dhe thanë se po bëhen bashkë për ta mposhtur Listën Serbe.