Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, sërish ka pyetur zëdhënësen e BE-së, Maja Kocijançiq nëse mund të tregojë se me çfarë helmi janë helmuar anëtarët e KQZ-së në Prishtinë, duke u habitur njëkohësisht se përse me këtë çështje kaq të rëndësishme nuk po merret BE-ja, e as përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së, për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer.
Ai përmendi në një postim në Twitter që kanë kaluar tri javë që nga rasti i helmimit në Prishtinë dhe përsëriti që derisa të jetë i gjallë, nuk do të heqë dorë nga përgjigjja për këtë rast.
Ai kërkoi nga BE-ja të sqarohet nëse helmi, siç tha ai, ishte antraks, noviçok apo ndoshta mjet për pastrimin e mobileve.
E në ndërkohë, Vuçiqi do të takohet të hënën me amerikanin Palmer, për çka thotë se do të jetë rast që të sqarohen pozicionet e dy palëve rreth sanksioneve dhe njohjes së Kosovës.
-
Kocijançiç i përgjigjet Vuçiqit, “po presim rezultatet e analizës për zarfet helmues me votat nga Serbia”
-
Vuçiq kërkon nga BE-ja veprime konkrete në Kosovë, jo vetëm dënim
-
Serbia shkel sërish Marrëveshjen e Brukselit, iu drejtohet me letra anëtarëve të KiE-së
-
Vuçiq tregon për bisedën që pati me Michelin, thotë se po pret ftesë nga Brukseli
-
Vuçiqi pret që në ditët në vijim të ftohet në Bruksel