Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se u ka dërguar letra të gjithë anëtarëve të Këshillit të Evropës, lidhur me Kosovën.
Derisa u është drejtuar mediave të dielën pas një ceremonie ushtarake, Vuçiqi ka thënë se aty është kërkuar që të rishqyrtohet vendimi i Asamblesë Parlamentare në KiE për pranimin e Kosovës. Një gjë e tillë është në kundërshtim me Marrveshjen e Brukselit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Kam shkruar 14 letra të ndryshme, të personalizuara. Secilës prej tyre ua kam drejtuar njohësve dhe mosnjohësve. Sidomos atyre vendeve që konsiderohen më me ndikim. Të gjitha ato letra janë përcjellë.
Në ato letra kam kërkuar që të rishqyrtojnë vendimin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, pasi nuk ka shtet ligjor dhe se Asociacioni nuk është formuar edhe pas 11 vjetësh”, ka thënë ai, raportoi “B92”.
Ai tutje ka njoftuar se për këtë çështje ka diskutuar edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron.
"Unë do të vazhdoj të punoj dhe të luftoj, kam folur për këtë me Macronin. Ai ka bisedime me Scholzin, ne do t'i përmbahemi jo vetëm normave juridike publike ndërkombëtare, por do të luftojmë për të vërtetën dhe drejtësinë”, ka thënë Vuçiqi.