Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka thënë homologut francez, Emmanuel Macron, se çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën duhet të zënë vend të rëndësishëm në agjendën e Bashkimit Evropian.
Vuçiq ia ka përmendur Macronit marrëveshjen e Brukselit e Asociacionin e komunave me shumicë serbe, derisa i ka folur për komunitetin serb në Kosovë.
“E ritheksova se kjo çështje duhet të vazhdojë të zërë vend të lartë në agjendën e BE-së, me angazhim të fortë diplomatik që synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e Asociacionit, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme”, i ka thënë ndër tjerash Vuçiqi Macronit në një bisedë telefonike.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Vuçiq do të takohen më 26 qershor në Bruksel për herë të parë këtë vit. Hera e fundit që u takuan ishte në shtator të vitit të kaluar, disa ditë para sulmit në Banjskë.
Kosova dhe Serbia janë në dialog për normalizim marrëdhëniesh prej vitit 2011. Ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian.
-
Kurti: Macroni u interesua edhe për dialogun me Serbinë
-
Kurti e Macroni flasin për sigurinë e Kosovës
-
Vuçiqi takon Sorensenin, pohon se është thelbësore zbatimi i marrëveshjeve
-
Macron, Vuçiqit: Franca dënon çdo veprim të njëanshëm që dëmton dialogun Kosovë-Serbi
-
Macron: Dialogu të rinisë “në javët e ardhshme”