e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiç, i është përgjigjur përmes twitterit letrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, në lidhje me helmimin e numëruesve të votave të arritura nga Serbia, raporton B92, transmeton Koha.net.
“President i dashur, Vuçiq, ju faleminderit për letrën përmes twiterit. BE-ja aktualisht po pret rezultatet e hetimit”, ka shkruar Maja Kocijançiç dhe ka shtuar se Misioni i BE-së për përcjelljen e zgjedhjeve në Kosovë me kujdes po ndjek rastin.
Presidenti serb, Vuçiq, me herët kishte drejtuar një letër në adresë të zëdhënëses së përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijançiç, përmes rrjetit Twitter, në të cilën kërkonte t’i tregonte nëse serbët kanë helmuar shqiptarët me antraks dhe me noviçok, dhe nëse kjo nuk është e vërtetë të tregojë publikisht kush e trilloi këtë përrallë, shkruan B92, përcjell Koha.net.
-
Vuçiq: Pse s’po hetohet me çfarë u helmuan anëtarët e KQZ-së, ishte antraks a pastrues mobiliesh
-
BE-ja e shqetësuar që sulmuesit e Banjskës, në vend të dënimit, marrin pjesë në protesta në Serbi
-
Kallasi i kërkon Vuçiqit zgjidhjen e rastit “Banjska” dhe t’i vendosë sanksione Rusisë
-
Vuçiq kërkon nga BE-ja veprime konkrete në Kosovë, jo vetëm dënim
-
Serbia shkel sërish Marrëveshjen e Brukselit, iu drejtohet me letra anëtarëve të KiE-së