Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i ndryshueshëm sot, priten edhe reshje shiu

moti

Moti për ditën e sotme pritet të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet që të ketë edhe riga shiu në disa pjesë të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 24 gradë Celisus.

Gjatë kësaj jave në përgjithësi sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë më të ulëta gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë të vitit.