Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Jam takuar me Kurtin për ta diskutuar platformën time për zhbllokimin institucional

Rrustem Mustafa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka thënë se është takuar me kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për ta diskutuar platformën e tij.

Mustafa ka propozuar një “Koalicion të Normalitetit” mes Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë.

Mustafa në “Interkativ” të KTV-së ka thënë se me Kurtin është takuar në ditët e fundit.

“Personalisht kam pasur takim të rëndësishëm, të gjatë e të frytshëm me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ditëve të fundit. Krejt lidhur me platformën që kam shpalosur. Ndoshta jo të gjitha detajet që sot lexohen”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se kanë nisur negociatat dhe ka nisur njohja me idenë e tij. E ai pret që ditët në vazhdim t'i jepet mundësia për këtë marrëveshje.

Edhe Mustafa propozon “Koalicion për Normalitet” mes VV-së, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë Arbëri Mustafa propozon “Koalicion për Normalitet” mes VV-së, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë

Ai ka thënë se mundësia më e mirë për një marrëveshje koalicioni është mes Vetëvendosjes dhe PDK-së.

Në platformën që Mustafa e shpalosi në Facebook të hënën, ka propozuar që presidenti t’i takojë Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa posti i kryeministrit dhe Kuvendi t’i takojnë Vetëvendosjes.

PDK-ja ka dërguar të hënën në Gjykatën Kushtetuese, konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa pritet ta dërgojë të martën në Kushtetuese edhe zgjedhjen e Qeverisë Kurti 4.

“Politika është instrumenti më i rëndësishëm i një vendi. Unë po thërras instrumentin politik me përdor për të mirë. Pushimi që të jep Kushtetuesja, nuk e heq instrumentin politik prej rendit të ditës...Nuk e hjek mundësinë për takime e thirrje të tryezës nga kryeministri Albin Kurti për t’u ulur e të bisedohet gjerë e gjatë për mënyrën si të ecim e të dalim nga ky ngërç“, tha Mustafa.

Ai ka thënë se Kurti e ka pritur mirë dhe ka pasur takim të gjatë.

“Ka qenë takim i kënaqëshëm si takim i parë. Pres që z. Kurti ta bëjë ftesën e radhës. Të më ftoj mua e të merremi vesh si të lëvizim tutje”, tha Mustafa.


Mustafa i PDK-së shpreh bindjen se Thaçi do të mund të bashkëqeveriste me Kurtin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka thënë se edhe ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, do ta përkrahte platformën e tij për një koalicion PDK – Vetëvendosje. 

Edhe Mustafa: VV – PDK munden bashkë Arbëri Mustafa: VV – PDK munden bashkë

Mustafa në “Interaktiv” ka thënë se beson te një verdikt pozitiv për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Verdikti për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqit do të jepet më 16 shtator. 

“S’ka pasur asnjë moment kur z. Thaçi nuk është integruar në zhvillimet pozitive të vendit. Besoj do të jetë mbështes i madh i platformës e do të ndihmojë të ecim tutje. Kemi pasur edhe raste tjera që kemi kaluar. Ju kujtohet pas luftës, kam folur edhe kam qenë për koalicionin e madh PDK – LDK. Kur askush nuk besonte unë gjithë e kam pasur mendimin aty. E kam pas dhënë si provim të parë, kur kemi bërë koalicion me z. Lutfi Haziri në Gjilan. E di se çfarë fjalë ka pasur e çfarë zhvillimesh. Nisën të zbuteshin gjakrat. E di që koalicioni me LDK ka qenë i madh e ka sjellë rezultate të mira për vendin e kemi shtensionuar situatën”, tha Mustafa. 

Mustafa ka thënë se është i sigurt që Hashim Thaçi e Albin Kurti do të mund të bashkëqeverisnin. 

“Jam i sigurt që z. Thaçi e z. Kurti do të bashkëqeverisnin. Kam bindjen që ky koalicion do të sillte stabilitet e mirëqenien shumë të mirë për njerëzit. Është në dorën e kryeministrit Albin Kurti për të bashkëpunuar e për të mos shkuar në zgjedhje”, tha Mustafa. 
 


Mustafa: Një koalicion mes PDK-së dhe VV-së mund të normalizojë vendin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa insiston se një koalicion mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të mund ta normalizonte vendin. Ai ka thënë se këto dy subjekte politike, bashkë me pjesën e deputetëve joshumicë, do të mund të zgjidhnin të gjitha ngërçet.

Në emisionin “Interaktiv” në KTV, Mustafa është shprehur se ai e quan koalicion për normalitet dhe se bashkë do të krijojnë udhëheqje të mirë qeveritare.

“Koalicioni për normalitet që e them unë lë hapësirë për të diskutuar edhe për koalicion edhe më të gjerë. Janë numrat e mjaftueshëm bashkë me komunitetet joshumicë për të zgjedhur çështjet e duhura dhe për të krijuar normalitet. Unë e di që PDK-ja dhe Kurti me Vetëvendosjen mund ta normalizojnë vendin dhe mund të krijojnë trupa të mirë qeveritarë bashkë, edhe presidentin për të pasur zhvillime të mira të ecjes së vendit”, ka thënë Mustafa.

Edhe Deputeti i PDK-së bën thirrje për koalicion me VV-në: Domosdoshmëri shtetërore Arbëri Deputeti i PDK-së bën thirrje për koalicion me VV-në: Domosdoshmëri shtetërore

Thirrjen për një koalicion të tillë Mustafa e ka thënë tash e disa herë. Ai u ka bërë thirrje drejtpërdrejt kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, që të takohen dhe të diskutojnë për një marrëveshje.

Ndërkohë, PDK-ja është e vendosur të mbetet në opozitë derisa Kurti i ka bërë ftesë në vazhdimësi për takim.